Futboll La Liga Sport

TRIOJA E ËNDËRRAVE/ Konte projekton mesfushën ideale të Interit

Grintë dhe cilësi. Diktati është shndërruar menjëherë në parullë gjatë sezonit të parë të Antonio Kontes në stolin e Interit dhe do të jetë ende prezent në ambientet zikaltër nga e hëna e ardhshme, ditën e grumbullimit. Janë dy fjalë kyçe në idealin futbollistik të trajnerit, por jo të vetmet. Më shumë se një kërkesë, ajo e Kontes ndaj skuadrës ka qenë që nga fillimi një imponim, koncept për t’u memorizuar menjëherë, për t’u përfshirë në mentalitetin e ri.
Konte është kështu, punon çdo ditë për të futur në kokën e lojtarëve konceptet kryesore të futbollit të tij. Misioni vitin e kaluar u krye përgjysmë: Interi ka ndryshuar mentalitet, vërtet. Por më shumë se një herë ka humbur në pjesën më të bukur, duke rikthyer “fantazmat” e së kaluarës. Pas fitores në debutim të kampionatit të kaluar, Konte diktoi rregullat për t’u ndjekur: “Nuk duhet të jemi një shkëndijë, nëse duam të bëhemi protagonistë, duhet të bëhemi dinamit”.
inter
PËRZIERJE – Ja, Interi i parë i Kontes nuk ka qenë dinamit deri në fund, por ka mësuar të mos jetë shkëndijë. Dhe tani është gati për të qenë shpërthyes në maksimum. Pikënisja do të jetë e njëjta: grintë dhe cilësi, që është pasqyruar edhe në merkato. Në mendjen e trajnerit, mesfusha perfekte e Interit do të ishte e ndërtuar nga Barela,  Kante dhe Vidal, në një 3-4-1-2 me kilianin pas sulmuesve. Një përzierje muskujsh, karizme, dinamizmi dhe grinte, me cilësi në metrat e fundit dhe aftësi për të hyrë në zonën kundërshtare pa top.
kantee
ËNDRRA “KANTE” – Të arrihet të ndërtohet mesfusha e ëndrrave është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Kante u pëlqen të gjithëve në klub: nga Marota tek Auzilio, duke kaluar nga presidenti Zhang. Nëse do të vendoste vetë, Konte do të merrte menjëherë francezin dhe Vidalin, por çdo lëvizje ka kohën e saj dhe mbi të gjitha për Kantenë do të duhet durim. Revolucioni në mesfushë, në fakt, do të duhet të financohet nga një ose më shumë shitje, përfshi atë të një ylli mes Brozoviçit dhe Shkriniarit. Vetëm duke sakrifikuar një kampion mund të mendohet një transferim i Kantesë në Milano. Brozo dhe Shkriniar vlejnë rreth 50 milionëve: atë që kërkon edhe Çelsi për të lënë të lirë mesfushorin kampion bote. 50 janë edhe milionat e klauzolës së largimit të Thomasit nga Atletikoja, tjetër mesfushor që pasqyron kërkesat e trajnerit dhe stafit. Por, Kante mbetet prioriteti.
arturo-vidal-barcelona-2019-20_y9j4rxaih2ot13q1lhnowevk6
PRITJE PËR VIDALIN – Ndërkohë, Interi synon të afrojë Vidalin. Joshja e gjatë duket se më në fund do të konkretizohet në “martesë”. Vidal po diskuton zgjidhjen e kontratës me Barçën, më pas do të jetë i lirë të firmosë me Interin dhe të përqafojë sërish Konten, mentorin e tij. Kushedi sa dëshirë kanë për t’u rikthyer të punojnë së bashku. Arturo me Konten ka fituar tre tituj dhe nisën dinastinë e Juves, arsye për të cilën trajneri e pret me dëshirë, për të nisur një cikël të ri fitues.

Related posts

Liverpool sfidon Arsenalin për mesfushorin shqiptar

Sadik.Autor

JUVENTUS-UDINESE/ I janë dashur 9 minuta lojë, Ronaldo nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

UNION TREMB DORTMUND/ Reus e kualifikon në të 120-ën

Isa.Autor

Leave a Comment