Futboll Sport

Belgjika, dy mbrojtës do të mungojnë në ndeshjen e parë…

Belgjika nuk do të ketë në radhët e saj dy qendërmbrojtësit Thomas Vermaelen dhe Vincent Kompany për ndeshjen e parë të Kupës së Botës, të hënën kundër Panama.

Trajneri Roberto Martinez pranoi se asnjë nga dy futbollistët e lartpërmendur nuk janë në gjendje për të luajtur në takimin e Grupit G në Sochi, por do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës për pjesën tjetër të Kupës së Botës në Rusi.

“Thomas Vermaelen ka patur një përmirësim të ndjeshëm të formës së tij, por nuk do të rrezikojmë në aktivizonin e tij kundër Panamasë, për ta pasur të gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të grupit,” – tha Martinez.

Në lidhje me gjendjen e kapitenit të Manchester City, Kompany ai shtoi: “Në krahasim me momentin kur u dëmtua ndaj Portugalisë, Kompany është shumë më mirë, por nuk do të luajë në ndeshjen kundër Panamasë. Ai po punon për të luajtur në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Anglisë dhe mjekët më kanë dhënë garanci për këtë.”

Related posts

U INFEKTUA NGA KORONAVIRUSI/ Rustu drejt shërimit: COVID-19 ndeshja më e vështirë e jetës time!

Delo.autor

Skriniar tremb Interin/ Sllovaku tregon ekipi që do të luaj sezonin e ri

Isa.Autor

Sulmuesin e PARTIZANIT s’e tremb konkurrenca, Shkurtaj një hap larg: Uroj të bëjë…

Isa.Autor

Leave a Comment