Futboll Seria A Sport

Frosinone mposht Palermon dhe ngjitet në Serinë A pas 2 vitesh pritje

Frosinone do të jetë skuadra e tretë që do të ngjitet në Serinë A, pas Empolit dhe Parmës që e kishin siguruar këtë hap më herët.

Skuadra e drejtuar nga Moreno Longo ia doli të triumfojë në Play Off, teksa mposhti në finalen e kthimit Palermon me rezultatin 2-0, falë golave të Maiello dhe Ciano, në pjesën e dytë të takimit.

Sfida e parë në “Renzo Barbera” kishte përfunduar 2-1 për Palermon, por Frosinone arriti të zhvlerësojë atë rezultat, ndërsa më herët kishte eliminuar edhe Cittadellan.

Frosinone rikthehet kështu në Serinë A, pas dy sezonesh mungesë, ndërsa vitin e kaluar u eliminua pikërisht në gjysmëfinalen e Play Off-it. Nga ana tjetër, Palermo do të duhet të presë një tjetër sezon, për të synuar ngjitjen në Serinë A, prej ku u rrëzua në sezonin 2016-2017.

Related posts

Linda Morselli me adrenalinën e shpejtësisë, krah Alonsos në Barhein

Sadik.Autor

“NUK DO DILJA NGA SHTËPIA PO TË KISHA NJË GRUA SI TË FIGOS”/ Portugezi “fal” Ronaldon pasi i ngacmoi Helenën (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Manchester City dhe Tottenham sfidojnë Juventus-in për 50 milionëshin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment