Futboll Sport

Modric: Trajneri më vendosi në pozicionin që më pëlqen më shumë

Përfaqësuesja e Kroacisë pas 20 vitesh e ka filluar një Kampionat Botëror me fitore, pas triumfit prej 2-0 kundër Nigerisë. Kapiteni Luka Modric ishte ndër më të mirët në fushë, ndërsa arriti të realizonte nga penalltia.

“Për neve ishte shumë me rëndësi që ta fillonim turneun me fitore, pavarësisht ndeshjes ndërmjet Argjentinës dhe Islandës, ne ishim të përqendruar te loja jonë”. “Besojmë se në krah të kësaj fitoreje do ta përmirësojmë lojën tonë dhe do të na japë vetëbesim shtesë për të vazhduar drejt objektivit të caktuar”.

Mendoj se ndeshja nuk ishte e lehtë, goli i parë erdhi në momentin e duhur, pastaj e kishim më lehtë të luanim dhe ta impononim lojën tonë. Mendoj se fituam me meritë, por Nigeria nuk ishte kundërshtar i lehtë, besoj se do të fitojë pikë në ndeshjet në vijim”, ka deklaruar Luka Modric pas ndeshjes.

Mesfushori i Real Madridit e ka komentuar edhe pozitën e tij më të tërhequr në fushë.

“Në ndeshjet e mëparshme kam luajtur më në sulm, por përzgjedhësi më tërhoqi në pozitën, në të cilën ndihem më së miri. Do të luaj atje ku do të më caktojë trajneri”, është shprehur Modric.

Ai ka thënë se ndeshja ndaj Argjentinës do të jetë shumë e vështirë, pasi Albicelestët janë favoritët e grupit. Me këtë fitore, Kroacia kryeson Grup D me tri pikë, përpara Argjentinës dhe Islandës që u ndalën në barazimin 1-1.

Related posts

E FRIKSHME NGA FRANCA/ Ish-menaxheri kërcënon me vdekje mesfushorin Kante, ja arsyeja

Delo.autor

SHUANI DYSHIMET/ MESSI një “GJENI” që fëmijë, “tallet” me shokët dhe dhuron spektakël (VIDEO)

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Belgjika mposht përmbysje të “ÇMENDUR” Estoninë dhe kaulifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment