Futboll Seria A Sport

Dështoi tek Bayerni/ Milani dhe Benfica duel për talentin e madh portugez

Dy vite më parë, pasi u shpall fitues i Europianit me Portugalinë, Renato Sanches u cilësua si një ndër lojtarët me një të ardhme të madhe. Por, që atëherë, ai ka bërë shumë pak për t’u cilësua ende si një futbollist me perspektivë.

I blerë nga Bayerni për rreth 35 milionë euro në 2016-ën nga Benfica, Sanches asnjëherë nuk arriti të tregojë vlerat në “Allianz Arena”, duke u huazuar tek Swansea. Me përfundimin e sezonit, Sanches u kthye te Bayerni, por duket se sërish nuk do të qëndrojë atje.

Milani, i cili e ka kërkuar edhe më parë, tenton ta transferojë në Itali, ndërkohë që Benfica dëshiron ta rikthejë në “shtëpi”. Formula e largimit të tij nga gjermanët pritet të jetë sërish në formë huazimi.

Related posts

Ky është lojtari që do të zërë vendin e Ronaldos në Madrid

Sadik.Autor

Gafa e D’Amico-s, ngatërron Sarri-n me tifozin e vdekur

Sadik.Autor

Do fitojë çmimin “Oskar”/ Nejmar bëhet objekt tallje në rrjetet sociale

Isa.Autor

Leave a Comment