Futboll Seria A Sport

Inter përfshinë Joao Mario në marrëveshjen me mesfushorin e Tottenham Hotspur

Inter mund të përfshijë Joao Mario-n në formë huazimi te Tottenham Hotspur në mënyrë që të ulet çmimi i Mousa Dembele.

Zikaltrit i kanë vënë syrin veteranit të Spurs, i cili mbush 31 vjeç muajin tjetër dhe ka një kontratë e cila përfundon në qershor të 2019.

Oferta fillestare e Inter ka qenë 10 mln euro, teksa ekipi i Premier League kërkon 30 milionë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Inter do të mundohet të zbusë pretendimet e Tottenham duke përfshirë Joao Mario në formë huazimi me opsion blerje.

Portugezi 25-vjeçar u ble nga Sporting për 40 mln euro dy vite më parë por nuk kërkon të rikthehet në Serie A pas huazimit te West Ham.

Mario kërkon të qëndrojë në Premier League dhe do të ishte shumë i lumtur t’i bashkohej Tottenham.

Related posts

FUTBOLLI NUK DO TË JETË MË I NJEJTË/ Koronavirusi detyron FIFA-n të ndryshojë rregullat e lojës

Delo.autor

TRIUMFUAN NË PREMIER LEAGUE/ Manchester City do të dënohet nga UEFA, ja çfarë rrezikon

Delo.autor

E BUJSHME/ “Dridhet” bota e futbolli nga ky transferim REKORD i REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment