Futboll Seria A

Stoli i Milanit, Gasperini është në listë: mund të mbërrijë në qershor

Gennaro Gattuso është 40 vjeç. Një jetë e parë si luftëtar i Milanit dhe një e dytë, sapo ka filluar, në rolin e trajnerit. Me të ardhmen e pasigurt në stolin kuqezi, megjithatë, sepse në fund të sezonit klubi i Milanit mund të vendosë bast për dikë tjetër në këtë rol. Gjithçka do të varet nga performanca e pjesës së dytë të sezonit, natyrisht.

Por, nuk ka dyshime se menaxhmenti e Milanit tashmë është duke menduar se si ta organizojë të ardhmen e klubit, duke filluar nga trajneri. Dhe kjo që nga momenti i shkarkimit të Montellës dhe promovimit të Gattusos. Ëndrra e madhe, siç konfirmohet nga “Corriere dello Sport”, mbetet Antonio Conte. Dhe nuk është diçka e re…

Vazhdon të flitet për ish-trajnerin e Juventusit, ashtu siç flitet për Roberto Mancinin, aktualisht në Rusi, në krye të Zenitit, i cili në orët e fundit nuk ka përjashtuar një punësim të mundshëm si trajner i axurrëve. Në fokus, megjithatë, është edhe zgjidhja e befasishme: Gian Piero Gasperini.

Arkitekti i Atalantës, i cili, pas vendit të pestë në kampionatin e fundit, po konfirmon në Seria A se është i mahnitshëm në Europë. Tani, duket i mbushur me ëndrra edhe për finalen e Kupës Italiane. Do të ishte një kthim në Milan i tij, pas përvojës së shkurtër, negative dhe kundërthënëse tek Interi (2011-2012). Një hakmarrje totale. Por kjo dhe për më shumë do të diskutohet vetëm në fund të sezonit. Të paktën deri në qershor, do të ecet përpara me Gattusos.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Shikoni si tifozi i Milan-it feston titullin kampion të Inter-it mes turmës “Zikaltër” (VIDEO)

Delo.autor

Surprizë për 8 marsin, Partizani uron zonjat e klubit

Q.Autor

“DOJA KUNDËRSHTARË MALAZEZ”/ Martini: Të gjejmë sa më shpejt zëvendësuesin e Kallakut

Delo.autor

Leave a Comment