Futboll Sport

Neymar REKORD faullash, prej 20 vitesh nuk ndodhte në një Botëror

Për sulmuesin brazilian Neymar nuk ka qenë aspak e lehtë ndeshja e parë në botërorin “Rusi 2018”, pasi pasarela që mendonte se do të bënte në zonën e Zvicrës në fakt u kthye në një makth. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, por sulmuesi i kombëtares “selecao” përsëriti një statistikë që nuk fakt nuk ndodhte prej 20 vitesh, që prej botërorit “Francë 1998”.

Gjyqtari i ndeshjes e ka ndalur 10 herë lojën për faulla ndaj Neymar, gjë që nuk përsëritej prej 20 vitesh, që një lojtar të goditej kaq shumë nga lojtarët e ekipit rival në një Botëror. Ky është një rekord edhe për Brazilin, pasi që prej vitit 1966 nuk ndodhte një gjë e tillë.

“Nuk kam asgjë për të thënë, ky është futbolli, është diçka normale. Ndodh shpesh që rivalët të të ndalin në këtë mënyrë, nuk ia vlen të ankohesh shumë. Unë mendoj vetëm për të luajtur futboll, ose përpiqem. Janë gjyqtarët ata që shohin e marrin masa. Më kanë goditur shumë në këtë ndeshje, madje edhe rëndë, por nuk është asgjë për t’u shqetësuar”, tha Neymar.

Related posts

E ÇUDITSHME NË FRANCË-GJERMANI/ Rudiger në “gjurmët” e Suarez, kafshon Pogban gjatë duelit në fushë (VIDEO)

Delo.autor

5 lojtarët më të moshuar që kanë luajtur në Kupën e Botës

Sadik.Autor

E DREJTA TELEVIZIVE NË ANGLI/ Ndahen të ardhurat për klubet, ja shifrat e pabesueshme (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment