Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Konkurrencë e madhe te Tirana, “bardheblutë” huazojnë talentin tek klubi i Kategorisë së Parë

Mbrojtësi i Tiranës, Omar Musaj do të jetë pjesë e Erzenit në Kategorinë e Parë sezonit tjetër.

Talenti 19-vjeçaj është huazuar nga Tirana te skuadra shijakase pas interesimit të këtyre të fundit për shërbimet e Musaj. Mbrojtësi i majtë është lojtar i dalë nga akademia e Tiranës dhe është aktivizuar në 4 ndeshje me bardheblutë.

Musaj do të ketë mundësi për më shumë minuta te Erzeni duke u rritur dhe si futbollit pasi konkurrenca te Tirana është e madhe për talentin 19-vjeçar.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit bardheblu me anë të një postimi në ‘’Facebook’’.

Postimi i Tiranës

Klubi i Futbollit Tirana njofton huazimin e lojtarit Omar Musaj tek ekipi i KF Erzeni. Pas interesimit të klubit mbi lojtarin bardheblu, mbrojtësi i majtë do të jetë në shërbim të skuadrës së Erzenit për sezonin e ri që pritet të fillojë. I urojmë suksese në këtë rrugëtim. #kftiranaloanarmy

Related posts

Statistika e veçantë/ Leo Messi e kaloi 83.1% të ‘El Classico’ duke…

Q.Autor

NGA TË PAZËVENDËSUESHËM NË SPEKTATORË/ Tre yjet e Milanit drejt largimit, ja emrat

Delo.autor

RONALDO GJITHNJË E MË SHUMË JUVENTIN/ Bën për vete 3 milion ndjekës në pak minuta

Isa.Autor

Leave a Comment