Futboll Sport

Carlo Tavecchio: Dybala ka qenë shumë pranë Italisë

Ish-presidenti i FIGC Carlo Tavecchio pretendon se ishte shumë pranë marrëveshjes me Paulo Dybala për t’u bërë italian.

Lojtari i përfaqësueses argjentinase ka prejardhje italiane, he teksa ka qenë gjithmonë i qartë se donte të luante për Albiceleste, ish-shefi i federatës italiane insiston se gjërat kanë qenë ndryshe prapa kuintave.

“Infantino më ka ftuar në Kupën e Botës,” shprehet ai për Il Messaggero.

“Bëj tifo për Argjentinën, ata janë gjysmë italiane dhe Dybala luan me ta. Kam qenë shumë pranë marrëveshjes me të për të luajtur me ne. Me të dhe Balotelli-n do të kishte qenë një histori tjetër.

“Ne nuk kemi prodhuar një lojtar si Balotelli prej vitesh, dhe luajtëm pa të, e çmendur.

“Tani Mancini e aktivizon si titullar. Do ta kishim mundur Suedinë me Marion në fushë, megjithëse sot vuajmë ndaj Arabisë Saudite.

“Mario mbi të gjitha është një tifoz i Italisë. Padyshim që ai do të kishte shënuar një gol.”

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Arsenal-Villarreal. Rezultati 0-0

Delo.autor

“KAMPIONATIN E FITON…”/ Spalletti zbulon objektivat, i dorëzon titullin rivalëve

F.autor

SITUATË KOMIKE TEK JUVENTUS/ Shikoni si Quadrado dhe Morata i punojnë rreng shokut të skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment