Futboll Sport

Ozil: Ndeshja me Suedinë do të jetë finalja jonë e parë

Kampioni i Botës Mesut Ozil mendon se ndeshja e dytë e Gjermanisë në fazën e grupeve ndaj Suedisë do të jetë finalja e parë. ajo do të zhvillohet ditën e shtunë.

“Do të jetë finalja jonë e parë,” shkruan Ozil nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale.

Gjatë humbjes në ndeshjes së parë ndaj Meksikës Gjermania, sipas Ozil, ka bërë shumë gabime dhe 29-vjeçari tani nxit shokët e tij të përmirësohen.

Ozil zhvilloi ndeshjen e tij të 91-të me Gjermaninë në Luzhnik, e 26-ta në një turne madhor.

Por javët e fundit nuk kanë qenë të mira për të, pasi ai dhe shoku i ekipit Ilkay Gundogan janë kritikuar për takimin me presidentin turk Erdogan.

Related posts

BEFASUESE/ Edhe Ibrahimovic kundër Mourinho: Tani ai është i lirë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

NUK I NDAHEN TELASHET VETERANIT/ “Gardiani” Buffon hetohet për blasfemi pas sfidës me Inter

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Zyrtare, Rooney largohet nga Everton…

Sadik.Autor

Leave a Comment