Futboll Sport

“JAM I LUMTUR PËR GOLAT…”/ Icardi hedh poshtë Interin: Ekipi më i mirë që kam luajtur është PSG-ja

Mauro Icardi pretendon se Paris Saint-Germain është ekipi më i mirë në të cilin ka luajtur ndonjëherë, pas dy golave që i shënoi të dielën në fitoren 4-0 të parisienëve kundër Marseille.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje për PSG-në në ligë.

“Jam i lumtur për golat dhe për fitoren”, tha Icardi.

“Unë kam luajtur me kampionë të mëdhenj, por ky ekip i PSG-së është më i miri për të cilin kam luajtur. Ndihem mirë dhe mund të shënoj shumë gola”, shtoi ai.

Icardi është i huazuar nga Interi te PSG-ja deri në fund të edicionit aktual, por klubi francez e ka mundësinë për ta blerë argjentinasin në përfundim të sezonit për një shumë prej 70 milionë eurove sipas marrëveshjes së huazimit mes palëve.

Related posts

NDRYSHIMET E FSHF-SË/ Kaosi me kampionatet e moshave, akademitë bëhen gati për gjyq

F.autor

Probleme me rrogat te Partizani? Presidenti Demi sqaron gjithçka duke…

Sadik.Autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Ndërhyrja e gabuar ndaj Frashërit, Telushi ndëshkohet dhe humbet sfidën ndaj… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment