Futboll Premier League Sport

Bernd Leno tek Arsenal për 25 milion euro, nesër prezantimi

Mesa duket transferimi i Bernd Leno tek Arsenal është i kryer. Ditën e martë pritet të vijë edhe prezantimi i tij me Topçinjtë, sipas gjermanes Bild.

Kishte javë që përflitej për një interes të Arsenal për Leno. Megjithëse afati për të paguar klauzolën e portierit kishte skaduar, Leverkusen gjithsesi nuk ishte kundër shitjes së lojtarit për të njëjtën shumë.

Arsenal thuhet se do të paguajë 25 mln euro për gjermanin.

Tek Arsenal Leno pritet të zëvendësojë legjendën Petr Cech. Çeku, i cili ka një kontratë deri më 2019, mund të zgjedhë të largohet për të shmangur konkurrencën me Leno.

Leno kishte informuar Leverkusen që në prillin e kaluar, se kërkonte të largohej nga klubi pas shtatë vitesh. Si pasojë Bayer ka blerë Lukas Hradecky nga Frankfurt.

Related posts

BARCELONA-ARSENAL/ Aubameyang driblon mbrojtjen dhe shënon një “perlë” (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Me objektiv të qartë, Laçi përgatit edhe dy goditje në limit

Delo.autor

Cittadella eliminon Barin e Migjen Bashës, ëndërron ngjitjen në Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment