Sport

TRAGJIKE/ Bota e sportit “ndez qirinjtë”, vdes në moshën 18-vjeçare sportistja…

Konkurentja 18-vjeçare Ellie Soutter në sportin “snoëboard” ka vdekur në rrethana të panjohura ditën e djeshme. Medalistja dhe pjesëtarja e skuadrës olimpike të Britanisë së Madhe vdqi ditën kur festonte 18-vjetorin e lindjes.

Lajmi ka shokuar të gjithë botën e sportit për faktin se ishte një sportiste premtuese dhe një vajzë shumë e re. I ati i saj është shprehur krenar për pasionin dhe përkushtimin e së bijës. Ai e ka ndarë pikëllimin në “Facebook”.

“Jam krenar për këtë vajzë të re dhe të bukur. Ellie, më mungon më shumë nga se e imagjinon. Shpirti yt u prehtë në paqe, kampione!”

Soutter kishte fituar medalje bronxi në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinjtë të vitit të kaluar.

Ajo po stërvitej për kampionatin botëror për të rinjtë dhe pasi u kthye në shtëpinë e saj në Francë, humbi jetën në rrethana të panjohura.

Related posts

Kylian Mbappe zbulon emrin e trajnerit të ëndrrave

Sadik.Autor

FOTOLAJM/ Ronaldo i prekur me COVID-19, del poza e parë nga izolimi

Delo.autor

“PËRPIQEM TË TREGOJ CILËSITË E MIA”/ Selahi flet për golin e parë: Çdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment