Futboll Seria A Sport

Galliani: Çfarë kënaqësie të fitosh kundër Inter dhe Juventus në Champions…

Ish-drejtuesi i Milan, Adriano Galliani, është kthyer të flasë për gjysmëfinalet e Champions League të 2003-it, kur kuqezinjtë kanë eliminuar Inter-in pas dy barazimesh:

“Kemi patur tre periudha të mëdha, mes Saçhi-t, Capello-s dhe Ancelotti-t: 31 vite të papërsëritshme, gjatë të cilëve kanë kaluar lojtarët më të mirë të botës”, ka thënë Galliani.

“Merita është e gjitha e Silvio Berlusconi-t: jam krenar që kam kaluar një periudhë të mrekullueshme, akoma vazhdoj të shikoj ndeshjet e vjetra të Milan-it natën dhe ndihem krenar”.

“Nuk do të ketë më kurrë një natë si ajo e Manchester-it: të mundësh Inter-in në gjysmëfinale dhe Juventus-in në finale… çfarë kënaqësie! Edhe pas 4-5 vitesh, duke rishikuar penalltinë e Shevchenko-s, kisha frikë se mos e humbte”.

Related posts

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA EUROPIANE/ Mbrojtësi francez tregon të ardhmen e tij…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Juventus gati t’i “rrëmbejë” një tjetër lojtar “Zikaltërve”, ja emri

Delo.autor

MUÇI SI SULMUESI I ATLETIKO MADRID/ Te Trabzonspori i kanë idetë e qarta për futbollistin kuqezi

F.autor

Leave a Comment