Futboll

Messi është i lirë të largohet nga Barcelona në rast të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës

Lionel Messi do të ishte i lirë të largohej nga Barcelona pa pasur nevojë të paguajë klauzolën e lirimit në vlerë 700 milionë euro, nëse klubi nuk do të luante në njërën prej katër ligave më poshtë: spanjolle, angleze, gjerman apo franceze.

Messi vendosi një klauzolë në kontratën e tij të re me Barcelonën në bazë të së cilës ai do të jetë lojtar i lirë në rast se skuadra nuk luan në njërën prej ligave të lartpërmendura, sipas El Mundo.

Në këtë mënyrë, argjentinasi tenton ta mbrojë veten në rast se shpallet pavarësia në Katalonjë dhe Barça detyrohet të luajë në ligë lokale.

Gjatë negociatave për kontratën e re, njëra prej pikave ndarëse ishte edhe situata e paqëndrueshme politike në Katalonjë që çoi drejt shpalljes së njëanshme të pavarësisë, e cila u aprovua nga Parlamenti katalan dhe si pasojë bëri që autoritet në Madrid ta aktivizonin Artikullin 155 të Kushtetutës së Spanjës duke vendosur autoritetin qendror në Katalonjë.

Messi e ripërtëriu kontratën në nëntor të vitit të kaluar për edhe katër vite tjera me klubin katalan.

Related posts

SFIDA NDAJ LUFTËTARIT/ Ja sa pikë i duhen bardhebluve të sigurojë vendin në Superiore

Delo.autor

FALË GAFËS SË PORTIERIT/ Naby Keita kthen Liverpoolin në lojë (VIDEO)

Delo.autor

SEVILLA NË AVANTAZH/ Shënon golin Pablo Sarabia pas një asistimi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment