Futboll Seria A Sport

Interi tenton të afrojë mbrojtësin e Chelsea, takim me agjentin e lojtarit

Jo vetëm Nainggolan është në listën e transferimeve të kësaj vere tek Interi, që, për më tepër, ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e Cancelo. Mbrojtësi portugez është momentalisht i kthyer te Valencia dhe me siguri nuk do të kthehet në Itali, të paktën me fanellën zikaltër.

Emri i nxehtë për të marrë vendin e tij, në bazë të “Tuttosport”, do të jetë David Zappacosta, anësori i jashtëm që arriti te Chelsea me kërkesën specifike të Antonio Conte, por me shkuarjen e trajnerit Sarri mund të përfundojë në treg.

Kjo është arsyeja pse drejtori sportiv zikaltër, edhe dje, ka takuar agjentin e lojtarit, Alessandro Lucci, në një përpjekje për të kuptuar hapësirat p​ër manovrim. Synimi është marrja e Zappacosta, që pëlqehet shumë ga Spalletti, fillimisht në formë huazimi, me të drejtën e blerjes përfundimtare.

Tek Interi, në realitet, siç e dimë, pëlqehet shumë Aleix Vidal, por në këtë rast Barcelona pretendon 10 milionë euro menjëherë, ose detyrimin e pagimit të klauzolës së kontratës së mbrojtësit në fjalë, e cila skadon në vitin 2020.

Related posts

RENDITJA/ Vllaznia e vetmja me pikë të plota pas dy ndeshjesh, Teuta parakalim në grup. Kukësi në “ngrirje”

Delo.autor

4 NDESHJE 1 PIKË/ Humbja me Genoan, trondit pozitat e Inzaghit tek Bolongna

Isa.Autor

E BUJSHME/ PERISIC TEK MAN UNITED: Interi hap rrugën, por vendos vetëm një kusht

Isa.Autor

Leave a Comment