Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Brdari merr lajmin e keq, tre titullarët e Vllaznisë në dyshim të madh për sfidën Shirokit

Tre lojtarë kyç të ekipit po shqetësojnë teknikun Brdariç para sfidës të së enjtes ndaj Shirokit. Fioralb Jonuzi, Ardit Hoxhaj e Viktor da Silva janë lojtarët që po shqetësojnë në këto momente teknikun.

Që të tre lojtarët mësohet se janë të dëmtuar. Ata kanë probleme me gjendjen e tyre dhe po zhvillojnë terapi të vazhdueshme teksa shpresohet që deri sot të jenë të gatshëm për të udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit.

Që të tre janë lojtarë vendimtarë për stafin teknik. Për më tepër që kanë qenë lojtarë bazë të skuadrës së sezonit të shkuar.

Lojtarët do të shikohen edhe këto dy seancat e fundit dhe më pas do të jetë tekniku Brdariç i cili do të vendosë nëse këta lojtarë do të jenë pjesë e formacionit për këtë takim.

Related posts

MILAN KA NJË “GARANCI”/ Dyshja sulmuese i ndan mirë hapsirat, mungon një…

Isa.Autor

Chelsea kërkon dhe 3 lojtarë për ta “blinduar” skuadrën

Q.Autor

Hashim Thaçi i veshur me “Nike”, bëhet gati për futboll, Endriti i bën…

Sadik.Autor

Leave a Comment