Futboll La Liga Sport

Valverde vendos ultimatum/ Këta janë lojtarët që dua te Barcelona

Sa më shpejt të vijnë, aq më mirë. Ky është mesazhi që Ernesto Valverde i ka përcjellë bordit drejtues rreth temës së transferimeve të mundshme për këtë verë. Në veçanti, Txingurri ka nënvizuar emrat e dy lojtarëve që ai dëshiron ti ketë në ekip përpara fillimit të fazës përgatitore.

Barcelona do të grumbullohet më 11 korrik, dhe deri atëherë Valverde dëshiron të ketë në ekip brazilianin Arthur dhe boshnjakun Miralem Pjanic. Rasti i parë është më i thjeshtë. Barcelona duhet të ulet në bisedime me Gremio-n për të përshpejtuar ardhjen e brazilianit që këtë verë, edhe pse fillimisht u ra dakord që ai të transferohej në janar. Megjithatë, ekipi aktual i Arthur duket i gatshëm të negociojë.

Në rastin e Pjanic situata duket më e komplikuar. Sepse edhe pse Barcelona e ka shprehur qartë që lojtari është objektivi kryesor, Juventusi nga ana tjetër është një skuadër e vështirë për të negociuar. Për momentin italianët kërkojnë 80 milionë euro, një çmim që konsiderohet i lartë nga katalanasit. Edhe pse situata nuk është pozitive, Valverde nuk dëshiron të dorëzohet. Ai i ka kërkuar klubit të nxitojë sepse është e rëndësishme që transferimet e reja të përshtaten sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për faktin që të dy luajnë në mesfushë.

Related posts

E ZBULON MEDIA ITALIANE/ Ibra firmos tek klubi i zemrës para 30 dhjetorit

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Coeman, Mbappe ndëshkon me kokë Kazakistanin (VIDEO)

Delo.autor

S’KA SURPRIZË NË SAN SIRO/ Milan kalon Dinamo Zagreb, kuqezinjtë tepër të fortë për kroatët

F.autor

Leave a Comment