Futboll Sport

GOLI JUBILAR NË KARRIERË/ Vetëm pesë futbollistë më mirë se Ronaldo në historinë e futbollit

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së shkruari historinë. Portugalia e tij me të vërtetë humbi 2-1 kundër Ukrainës, por për kapitenin e saj pati vend për pak festë. 34-vjeçari ishte autori I golit të vetëm për luzitanët që e ngjiti CR7 në kuotën e 700 rrjetave në karrierën e tij. Në historinë e futbollist sipas BBC janë zyrtarisht vetëm 5 lojtarë që kanë bërë më mirë se ai.

Pas ndeshjes vetë Ronaldo i bëri jehonë këtij numri jubilarë golash me anë të një postimi. Në rrjetet sociale fituesi i pesë herë Topit të Artë shkroi: “Krenar që shënoi golin e 700 në karrierën time. Do të doja ta ndaja me të gjithë ata që më ndihmuan për të arritur këtë shifër. Sot nuk morëm rezultatin që donim, por së bashku do t’ia arrijmë të jemi në Europianin e 2020.”

CR7 është futbollisti i gjashtë në histori që e arrin këtë shifër, ndërsa para tij ndodhet Gerd Muller, lëgjenda e Bayern Mynchen dhe Gjermanisë me 735 gola. Me klubin bavarez Myller realizoi 563 herë, ndërsa 85 gola i realizoi në një sezon të vetëm.

Në vendin e katërt renditet Ferenc Puskas, hungarezi që është aktivizuar me Budapest Honved dhe Real Madrid. Sipas BBC Puskas në karrierën e tij ka realizuar 746 gola. Më mirë se hungarezi ka bërë Pele, legjenda e Brazilit që zyrtarisht i njihen 767 gola, ndërsa ajo që e veçon është fitimi i tre botërorëve.

Në vendin e dytë është një tjetër brazilian, Romario, me 772 gola, ndërsa flamurin e mban Josef Bican, sulmuesi austriak që nga vitet 1930-1940 realizoi 802 gola me ekipe si Rapid Viena dhe Sparta Prague.

Gjithsesi për t’u veçuar janë edhe numrat e Lionel Messit, që aktualisht është i shtati me 672 gola.

Related posts

PRAG “DIVORCI” ME LACION/ Strakosha drejt skuadrës së Premier Ligës

Delo.autor

TRANSFERTA E BUJSHME NË MERKATO/ Juventus arrin marrëveshjen me super talentin…

Delo.autor

City vazhdon të fitojë, Aguero ‘bisha’ e minutës së fundit

Q.Autor

Leave a Comment