Futboll Seria A Sport

Koulibaly konfirmon Sarri-n në “Stamford Bridge” dhe paralajmëron tifozët e Chelsea-t

Kalidou Koulibaly pret të shohë futboll të bukur nga Chelsea nën drejtimin e Maurizio Sarri-t, por paralajmëron tifozët dhe klubin të tregohet i duruar pasi trajnerit i duhet kohë të implementojë filozofinë e tij.

Sarri pritet nga dita në ditë të zyrtarizohet si pasardhësi i Conte-s, teksa Koulibaly është i bindur se Napoli mund të fitojë diçka nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t.

“Chelsea mund të presë futboll të bukur pasi ai është një trajner shumë i mirë,” shprehet mbrojtësi për talkSPORT pasi Senegali mposhti 2-1 Portugalinë në Kupën e Botës.

“Jam i zhgënjyer për largimin e tij por tani kemi një trajneri të ri. Me të mund të fitojmë diçka.

“Shpresoj që ai të fitojë te Chelsea pasi është një trajner i mirë. por ai ka nevojë për kohë.

“Kështu që mendoj se duhet t’i jepet pak kohë pasi ai do të kërkojë të ndryshojë filozofinë e klubit.”

Related posts

SHQIPËRIA NUK IA DEL VETËM NË NË FUND/ Nuk arrin të fitojë ndaj Estonisë (VIDEO)

Isa.Autor

PARTIZANI MERR LAJMIN E MIRË/ Stenio Zhunior lë pas dëmtimin dhe rikthehet në seancat stërvitore

Delo.autor

“MOS E QUANI KOMBËTARJA E SILVINJOS”/ Trajneri e bën zakon të flasë shqip në konferencë: Fitore me zemër

F.autor

Leave a Comment