Futboll Premier League

Chelsea, Diego Simeone mund të jetë pasardhësi i Conte

Rrugët e Chelsea dhe Antonio Conte duket se do të ndahen. Pavarësisht se trajneri italian ka akoma edhe një vit në kontratën e tij, klubi po mendon për të ndryshuar, të paktën kjo është ajo që shkruan “Times”. Zgjedhja e Abramovich duket se është trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone.

Ndërkohë, kërkesat nuk mungojnë as për ish-trajnerin e kombëtares së Italisë. Në fakt, një nga klubet e interesuar për të është Paris Saint-Germain.

Francezët nuk e kanë fshehur kurrë pëlqimin për të dhe pas kontakteve të para të zhvilluar në muajt e kaluar, mund të bëjnë lëvizjen vendimtare verën e ardhshme. PSG, gjithsesi, nuk është e vetmja altëernativë për italian.

Në fakt, edhe Milan është shumë i interesuar për t’ia besuar atij skuadrën duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Gjithashtu, edhe Federata Italiane e Futbollit po vlerëson idenë për ta kthyer atë në drejtim të “axurrëve”.

Related posts

FUTBOLLI SKOCEZ NË ZI/ Ndahet nga jeta në ditën e derbit ish-kapiteni 36-vjeçar…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Supersfida Barcelona-Inter, zbulohet arbitri që do të drejtojë duelin në “Camp Nou”

F.autor

E TRISHTË/ Dikur kampion, ndërron jetë ish-sportisti shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment