Futboll La Liga Sport

“S’E KUPTOJ PSE LUAJNË KËSHTU”/ Mbrojtësi Trippier “shpërthen” kundër Klopp: Do na shkatërronin nëse…

Kualifikimi i Atletikos së Madridit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe deklarata e Jyrgen Klopit krijoi shumë polemika. Trajneri i kampionëve të Europës kritikoi hapur mënyrën se si luan futboll skuadra e Simeones. “Nuk e kuptoj pse duhet të luajë në këtë mënyrë. Ka lojarë të shkëlqyer dhe vetëm mbrohet”, tha trajneri i Liverpulit.

Nuk ka munguar përgjigjja nga spanjollët. Kieran Tripier thotë se Atletiko kishte një plan konkret dhe ia doli ta zbatonte. “Njerëzit kanë perceptimin që jemi një skuadër mbrojtëse dhe na akuzojnë për lojën që bëmë ndaj Liverpulit. Nëse shkon aty dhe luan hapur ndeshja mund të përfundojë 6-0.

Çfarë prisnin njerëzit? Shumë ekspertë na kritikojnë për ndeshjen që bëmë, por nuk kishim ndërmend që të shkonim aty dhe të luanim në sulm. Do të ishim shkatërruar”, tha fillimisht Tripier.0_Liverpool-v-Atletico-Madrid-UEFA-Champions-League-Round-of-16-2nd-Leg-Football-Anfield-UK-11

Ai tregon krenarinë për ekipin e tij dhe mënyrën si e zbatoi planin në fushën e lojës. “Ne e dinim që ata do të bënin shumë presion dhe në këtë mënyrë do të shpenzonin energji. E dinim që do ta ulnin shpejtësinë nga fundi i ndeshjes, por u deshën 100 minuta.

Në fund fituam 2-3 dhe njerëzit mund të ankohen sa të duan. Problemi është se nuk kishim rrugë tjetër. Në Liverpul duhet të shkosh me një plan konkret. Ne e kishim dhe fituam. Mendoj se e merituam”, ka thënë Tripier.

Related posts

Nis ndeshja në Shkodër, Vllaznia përballë Flamurtarit me detyrim fitoren

Q.Autor

Lingard refuzon t’i japë dorën/ Shikoni si e zgjidh mosmarrëveshjen me Arnold (VIDEO)

Isa.Autor

DHIMBJE DHE LOT PAS DISFATËS/ Tifozët e Liverpoolit duartrokasin “MAGJINË” e “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment