Futboll Sport

Lehmann largohet sërish nga Arsenal/ Gjermani “thumbon” trajnerin Emery

Përfundon aventura pas vetëm një sezoni! Jens Lehmann nuk është më pjesë e stafit teknik të FC Arsenal. Klubi ka shpallur emrat e rinj, duke lajmëruar kështu edhe largimin e ish-portierit gjerman.

Arsyeja sipas Lehmann ka qenë Unai Emery. Trajneri spanjoll ka sjellë stafin e tij në Emirates, dhe mesa duket nuk ka pasur më vend për Lehmann.

Lehmann nuk harron të thumbojë trajnerin e ri të Arsenal nëpërmjet Twitter: “Të dashur tifozë të Arsenal. Më vjen keq që duhet të largohem përsëri pas vetëm një viti.

“Ishte një eksperiencë e bukur të isha pjesë e stafit teknik. Por mentaliteti i të pathyeshmëve të 2004-ës nuk duhet më në klub…”

Ishte Arsene Wenger ai që afroi Lehmann tek Arsenal gjatë verës së kaluar, por tani ai duhet të kërkojë një klub të ri për t’u formuar në profesionin e ri.

Related posts

E DHIMBSHME/ DËSHTOI në 3 OPERACIONE, ish-ylli KROAT pret VDEKJEN

Isa.Autor

KOMPANITË E BASTEVE PUBLIKON LISTËN/ Njihuni me klubet favorite për të fituar Champions League (FOTO)

Delo.autor

FITORJA SI TRAJNER I SPANJËS/ Luis Enrike: S’ka të paprekshëm me mua, De Gea është numri 1 në botë

Isa.Autor

Leave a Comment