Futboll Seria A Sport

“Portieri më i mirë i ri”, vjen vlerësimi i radhës për Thoma Strakosha

Thoma Strakosha ka zhvilluar një sezon gjithnjë në ngritje, duke spikatur jo vetëm në kampionatin italian të futbollit, por edhe në Europë. Shqiptari që mbron portën e Lazios dhe të kombëtares kuqezi është vlerësuar si “portieri më i mirë i ri” për sezonin 2017-2018. Ky vlerësim për shtatlartin shqiptar vjen nga “Talent Radar”, një faqe e specializuar për monitorimin e futbollistëve në Europë.

Në artikullim kushtuar Thomas Strakoshës nga “Talent Radar” shkruhet se bëri një sezon të mirë me Lazion, pavarësisht faktit se nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen ne Ligën e Kampionëve. Ai u votëbesua nga trajneri Inzagi në pozicionin e portierit të parë dhe puna e tij u shpërblye. Falë Strakoshës Lazio arriti të ishte një ekip, që mund të luante pa frikë përpara, pasi ai jepte garanci në portë. Aftësitë e tij për të ndalur topat para rrjetës e bën atë portierin e ri më të mirë të sezonit.

Më parë, këtë çmim e kanë fituar edhe portierë të tjerë si Donnarumma i Milanit, apo Karius i Liverpool, që vetëm pak ditë më parë ndëshkoi skuadrën e tij me dy gafa të rënda në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndaj skuadra angleze e sheh Thomas Strakoshën si pasues të Karius, i cili duket se tashmë ka humbur besimin. Madje mediat italiane shkruajnë se “Reds” kanë përgatitur një ofertë zyrtare, e cila është në tavolinën e presidentit të Lazios. 30 milionë euro jep Liverpool për Strakoshën, ndaj Lotito duhet të marrë një vendim, së bashku me drejtorin sportiv, Igli Tare.

 

 

Related posts

BARDHI I PANDALSHËM/ “Demat” e përmbys Dinamo e Zagrebit, Gegës i dëmtohen 2 lojtarë

Delo.autor

NEYMAR LARGON PHILIPPE COUTINHO/ Ja ku do transferohet lojtari i Barcelonës

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Sainz: Gara e Francës një zhgënjim, dukej sikur i “hanim” gomat

Delo.autor

Leave a Comment