Futboll Sport

Nedved takim me drejtuesit e PSV-së/ Juventus kërkon ndëshkuesin e Gjermanisë

Sipas mediave meksikane, skuadra e Juventusit është interesuar për të sjellë në Torino lojtarin e PSV Eindhoven, Hirving Lozano, njeriun që ndëshkoi Gjermaninë në ndeshjen e parë të Botërorit “Rusi 2018”. Lojtari 22-vjeçar duket se ka tërhequr vëmendjen e mjaft ekipeve të mëdha europiane dhe bardhezinjtë kanë nisur të grumbullojnë informacion në lidhje me mesfushorin meksikan.

Sipas mediave, Pavel Nedved ka patur një kontakt me klubin holandez për të diskutuar në lidhje me një transferim të mundshëm të lojtarit. Skuadra e PSV ka kërkuar të paktën 35 milionë euro, por bisedimet për momentin kanë ngecur dhe do të vazhdojnë vetëm pas përfundimit të Botërorit. Duke qenë se lojtari nuk ka një menaxher ai që bën ndërmjetësin është vjehrri i lojtarit.

Related posts

GUARDIOLA DREJT LARGIMIT/ Manchester City gati zëvendësuesin për drejtimin e skuadrës, ja emri

Delo.autor

COVID-19 NË SERIE A/ Autoritetet Sanitare nuk miratojnë largimin e lojtarëve të 5 klubeve me kombëtaret e tyre

Delo.autor

HUMBET BESIMIN NGA REAL MADRID/ Nacho Fernandez drejt transferimit tek klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment