Futboll Sport

SUPERIORE/ Luhen dy sfidat e fundit të javës së 7, Tirana për të prishur “mallkimin” e barazimeve, Dede debuton ndaj ish skuadrës së tij

Superiorja do të shohë sot 4 skuadra të zbresin në fushë. Bylis pret Elbasanin, teksa Tirana ekipin e Skënderbeut. Këto takime mbyllin dhe javën e 7-të për sezonin 2024/25.

Ndeshja e parë në Ballsh luhet prej orës 16:00. Vendasit vijnë pas dy humbjeve radhazi, ndërsa Elbasani numëron dy barazime.

Në anën tjetër Tirana – Skënderbeu do mbyllë javën në “Air Albania”. Sfida nis në orën 19:00 dhe i sheh bardheblutë të kërkojnë më domosdo fitoren pas 6 barazimeve radhazi. Më i qetë është Skënderbeu në anën tjetër, që fitoi takimin e fundit.

 

Kujtojmë se Partizani, Teuta dhe Dinamo korrën fitore më parë në javën e 7-të, teksa mposhtën respektivisht Egnatian, Laçin dhe Vllazninë.

 

Related posts

PLAS TEK PSG PAS FINALES SË SUPERKUPËS/ Mbappe largon Neymar nga festa e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËV TË BOTËS/ Flet ish-sulmuesi Tare: Më i bukuri në Ballkan…

Delo.autor

LIVE/ Wolves-Arsenal, Doherty dyfishon shifrat për vendasit

Delo.autor

Leave a Comment