Futboll Sport

Suarezi kualifikon matematikisht Uruguain dhe i bën “nder” Rusisë në Grupin A (RENDITJA)

Uruguai dhe Rusia sigurojnë matematikisht kualifikimin në Grupin A, pavarësisht rezultateve që do të prodhojnë sfidat e fundit. Fitorja 1-0 e dy herë kampionëve të botës në përballjen me Arabinë Sauditë me gol të Luis Suarezit në minutën e 23-të i shkoi përshtat edhe Rusisë, që vetëm një kombinim i çmendur rezultatesh mund ta eliminonte që në fazën e grupeve.

Sa i përket përballjes së luajtur në “Rostov Arena”, pas golit të shënuar nga sulmuese i Barcelonës, Arabia Saudite iu afrua dy herë barazimit me Hattan Bahbir, por pa mundur të dërgonte topin në rrjetë.

Nga ana tjetër uruguaianët e administruan me shumë kujdes lojën, patën mundësi të tjera shënimi me Carlos Sanchez dhe Cavanin, por nuk shënuan një tjetër gol, për t’i luajtur me më qetësi minutat e fundit.

Përballja direkte mes dy kryesuesve, Rusi-Uruguai do të vendosë se cila prej skuadrave do të renditet e para në grup. Vendit organizator i mjafton edhe barazimi, sepse ka golaverazh shumë më pozitiv.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Një “mal” me akuza/ Futbollisti i La Ligas del nga burgu për 30 mijë euro

Isa.Autor

E AKUZOJNË SE ËSHTË PAGUAR PËR TË HUMBUR NDAJ “NOTORIUOS”/ Reagon Cerrone: Më mirë do të ndeshesha falas sesa…

Delo.autor

LEGJIONARËT/ Yjet shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë. Nga Ozuni tek Lilaj e Kamberi (GOLAT)

Delo.autor

Leave a Comment