Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë: Partizani zhgënjen sërish, fitojnë Erzeni e Farka

Janë luajtur ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në Grupin A, ekipi i Erzenit fitoi 3-1 ndaj Studentit në kryeqytet, duke marrë pikët e para në këtë turne. Në Grupin B, Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit në “Asllan Rusi”, duke befasuar kampionët e Shqipërisë. Moment jo i mirë ky për të kuqtë, që vijnë nga eliminimi në kupat e Europës. Në këtë grup spikat edhe fitorja 3-2 e Farka Volley ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas.

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj, Grupi A

Studenti – Erzeni, 1-3 (23-25, 25-23, 17-25, 18-25)

Elbasani – Teuta, e shtyrë

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Erzeni 3 pikë, Studenti 3 pikë, Elbasani 0 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Teuta 0 pikë.

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj, Grupi B

Partizani – Vllaznia, 1-3 (29-27, 26-28, 20-25, 19-25)

Tirana – Farka Volley, 2-3 (25-18, 28-26, 26-28, 20-25, 13-15)

Renditja: Vllaznia 3 pikë, Farka Volley 2 pikë, Tirana 1 pikë, Partizani 0 pikë.

Related posts

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NAJ BENEVENTOS/ Gjykata Sportive vendos për mesfushorin Tonali, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

GAFA NË MBROJTJE/ I papërmbatshëm, Lukaku ndëshkon Napolin me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

LUAN APO JO NË DERBI? Gega merr vendimin për Alban Hoxhën

Isa.Autor

Leave a Comment