Futboll La Liga Sport

Goditje poshtë brezit/ Ramos i kundërpërgjigjet Maradonës: Messi, vite dritë larg me ty!

Në fund të triumfit në ndeshjen me Iranin, Sergio Ramos është bërë pjesë e polemikës së krijuar nga Maradona, me këtë të fundit që artikulon se kapiteni i Spanjës nuk është në katëgorinë e lojtarëve specialë, e në vend të tij preferon mbrojtësin Godin. Pas kësaj deklarate vjen replika e mbrojtësit 32-vjeçar ndaj atij që konsiderohet një legjendë e gjallë e futbollit Botëror.

“Kam shumë respekt për Maradonën, sepse ka qenë një lojtar i madh, por njëherazi mund të them se edhe Maradona vetë është i vetëdijshëm se ai qëndron vite larg atij që është numri 1 i futbolit argjentinas, Lionel Messi”.

Një batutë kjo të cilën shumë e konsiderojnë si një goditje poshtë brezit. Megjithatë, duke e njohur disi karakterin e Ramosit, kjo replikë nuk tingëllon aspak si një surprizë. Me siguri që telenovela me këta protagonistë kalibri nuk do të mbyllet me kaq, kjo sepse prek pikërisht temën më të disktutuar të futbollit modern.

Related posts

ÇFARË DO NDODHË ME TEKNIKUN? Duka zyrtarizon të ardhmen e Edy Rejas: Broja ishte i dëmtuar, s’ishte…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Interit i vijnë kujtimet e “tripletës” në Camp Nou, Hysaj në misionin e pamundur përballë “vrasësve” francez

Isa.Autor

LAJMI I FUNDIT: Mirabelli po shkarkohet nga Milan!

Sadik.Autor

Leave a Comment