Futboll Sport

Brazili nën PRESION/ Tite bën NDRYSHIME në formacion me Kosta Rikën

Brazili ka konfirmuar se Fagner do ta fillojë si titullar, në vend të Danilo, përplasjen e Kupës së Botës me Kosta Rikën. Kjo për shkak se mbrojtësi i Manchester City është i lënduar. Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) tha në një deklaratë të shkurtër se Danilo ishte ankuar për dhimbje rreth hipit të tij gjatë seancës së trajnimit të së enjtes.

Danilo tani është diagnostikuar nga mjeku i ekipit të Brazilit, Rodrigo Lasmar, me një “lëndim të muskujve në rajonin e hipit të djathtë” dhe do ta humbasë ndeshjen e grupit E, të së premtes.
Brazili tashmë nuk ka në dispozicion në të djathtë as Dani Alves, ylli i PSG, që mungon në turne për shkak të lëndimit në gju.

CBF konfirmoi se Tite do të emërojë Fagner në 11-shen e tij, për t’u përballur me Kosta Rika. Kujtojmë se Brazilin e ka nisur këtë Botëror me një barazim 1-1 kundër Zvicrës. Ky do të jetë i vetmi ndryshim në formacionin titullar të Selecao, pasi Neymar do të luajë nga fillimi, pavarësisht trazimit nga një dëmtim i kyçit gjatë trajnimit, këtë javë.

Related posts

BAST I GUXIMSHËM TEK ANGLIA/ Ja çfarë do të bëjnë futbollistët e “Tre Luanëve” nëse fitojnë “EURO 2020″…

Delo.autor

Heroi i finales së 2014 reagon pas lënies jashtë nga Rusi 2018

Sadik.Autor

KUPA E EUROPËS/ Nis aventura e 8 ekipeve shqiptare, sytë të gjithë nga Feronikeli

Delo.autor

Leave a Comment