MMA Sport

DUELI NDAJ CERRONE/ McGregor pranon ofertën e Dana White: Gati të përballem me njërin prej tyre

Conor McGregor do të duelojë pas 10 ditësh ndaj Donald Cerrone në eventin UFC-246, që zhvillohet më 18 janar në Las Vegas. Gjithsesi, irlandezi është gati të rikthehet në kafaz që në muajin prill, për të dueluar në eventin UFC-249, që zhvillohet në Nju Jork. Në këtë event do të zhvillohet sfida mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson, përballje që është planifikuar 4 herë të tjera në të ardhmen dhe gjithnjë është anulluar.

Dana White është shprehur se në rast se një nga dy sportistët dëmtohet, McGregor mund të zërë vendin, ofertë që është pranuar nga irlandezi. Madje McGregor mendon se diçka do të ndodhë para kësaj sfide. “E ndjej, diçka do të ndodhë, ndaj do të jem gati për të dueluar për atë titull ndaj Khabib. E dua atë revansh. Më mjafton të bëj një fazë përgatitore të mirë. Unë do të jem gati, kushdo që të tërhiqet nga ajo sfidë”, tha McGregor.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Lille-Chelsea, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri i Hungarisë: Mund të isha shoferi ose kopshtari i Ronaldos

Delo.autor

RRËFEN HISTORINË E TIJ/ Gerrard: Kisha veshur fanellën e Man United, babai do të më…

Isa.Autor

Leave a Comment