Futboll Sport

Frika e shpërbërjes/ Orges Shehi kërkon ndihmën e senatorëve të Skënderbeut

Mes gjithë kaosit dhe rrezikut të shpërbërjes së skuadrës, tifozët e Skënderbeut kanë gjetur pak kohë për t’u qetësuar pasi kanë mësuar se një “ish” i tyre do t’i drejtojë në një periudhë të zymtë.

Emërimi i ish-portierit të bardhekuqve Orges Shehi është pritur me entuziazëm në Korçë, por veterani nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për t’u menduar. Në një situatë të tillë emrgjence, klubi duhet të shtrëngojë radhët për të ruajtur të konsoliduar grupin. “Ujqërit e dëborës” e kanë nisur punën e organizimit të ekipit nga marrja e konfirmimit të pjesës më të vjetër të skuadrës. Shehi kërkon të mbajë në ekip sektorin e veteranëve me Tefik Osmanin, Gjergj Muzakën dhe Kristi Vangjelin, të cilët mund të zgjedhin të daljen nga dera e Korçës nëse vijnë oferta tunduese në drejtim të tyre.

Eksperienca dhe njohja e skuadrës nga ish-kapiteni Shehi janë faktorë që mund të ndikojnë pozitivisht në qëndrimin e grupit që ka hapur rrugën e suksesit te Skënderbeu. Javën e ardhshme, Shehi do të prezantohet si tekniku i ri i kampionëve të Shqipërisë.

Related posts

NGA IDHULLLI TEK GOLI MË I BUKUR ME INTERIN/ Rrëfimi special i Lukakut: Levandovski më i miri i momentit…

Delo.autor

Dëbora në Romë mërzit Gatusson! Prishen planet e Milanit për gjysmëfinalen me Lazion

Q.Autor

Më i nënvlerësuari në botë, 5 statistikat që tregojnë se Firminho është jetik për skuadrën

Sadik.Autor

Leave a Comment