Futboll Sport

Media e njohur zvicerane tregon shembullin: Na duhen 11 si Behrami ndaj Serbisë

Pa frikë, pa kompromis, me përkushtim dhe me gëzim. Nëse të premten në mbrëmje të gjithë lojtarët e Zvicrës do të bëjnë “Behramin”, atëherë ne kemi për të marrë pikët e nevojshme kundër serbëve të fortë.

Ndeshje e madhe. Do të jetë loja kryesore në grup për Zvicrën. “Ne me të vërtetë duam të fitojmë, por, nuk mund të humbasim në asnjë rrethanë”, – thotë Fabian Schär. Të gjithë yjet e “Nati” presin një valle të nxehtë kundër Serbisë.

Çfarë duhet të bëjmë, nëse na provokojnë serbët? Bëni Behramin dhe buzëqeshni! Nëse ata qëndrojnë në këmbët tona? Bëni Behramin, vendosni zemrën në fushë. Nëse çdo gjë lëndon? Bëni Behramin dhe luftoni.

Me zemër. Sfidues. I ftohtë. “Ky është stili im për të luajtur futboll, – thotë Valoni, me kënaqësi të madhe. – Është ndoshta Kupa e Botës e fundit për mua, ndaj më pëlqen çdo sekondë që luaj”.
Me një fjalë, në fushë duhet të jemi “11 Behrami”, atëherë do të jemi mirë! Valon Behrami tashmë e ka bërë Behramin kundër Ekuadorit, në Kupën e Botës 2014, në Brazilia.

Besoj e mbani mend, si e ndaloi topin shumë thellë dhe neutralizoi golin e skualifikimit. Edhe pse është 4 vite më i madh, Behrami vazhdon të vrapojë dhe i përshtatet Seferoviçit. I pakalueshëm dhe i ftohtë u tregua edhe ndaj Brazilit. E “zhduku” Neymarin, të dielën e kaluar.

Ylli i madh i futbollit brazilian dhe atij botëror nuk gjeti dot një antidot ndaj mesfushorit të Zvicrës. Behrami merr vlerësimin maksimal nga ajo ndeshje debutuese e këtij Botërori, por është, gjithashtu, i mërzitur. Dhe kjo ka të bëjë me Neymarin: “Ai është gjithmonë poshtë, në tokë. Një prekje e lehtë duket si një faull i madh për të”.

Kolegu i tij në “Nati”, Gelson, qesh dhe thotë: “Çfarë?! Jo vetëm Neymar! Të gjithë brazilianët i vuri përpara! Ishte me të vërtetë performanca më e mirë e Valonit. Sot, një paraqitje e tillë, e nivelit të lartë, na nevojitet të gjithëve, sepse humbja është e ndaluar ndaj Serbisë”.

Related posts

E FUNDIT/ I jep lamtumirën Skënderbeut, Aliti firmos për 4 vite tek…

Delo.autor

SFIDA NDAJ “DARDANËVE” PËR KATAR 2022/ I përhumbur në telefon, bomberi Ibrahimovic zbarkon në Kosovë

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nëse dështon transferimi i Higuain, Chelsea do të hidhet pas këtij sulmuesi

Delo.autor

Leave a Comment