Futboll Seria A Sport

Dita VENDIMTARE për Milanin/ Li dhe Elliott në garë për presidencën e “kuqezinjëve”

Sot është dita: brenda orës 5 të ditës së sotme Li Yonghong duhet të paguajë shumën prej 32 milion eurosh të kërkuara nga “c.d.a” e Milan-it. Nëse kësti nuk arrin në kohë, fondi Elliott është gati që të zëvendësojë aksionarin mazhoritar. Kjo është e reja në skenarin kuqezi, me klubin që ndërkohë pret vendimin e gjyqit të UEFA-s për pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Europa League.

Siç shpjegon Marco Passoto në artikullin e ditës së sotme të “Gazzetta dello Sport”, fakti që fondi amerikan tashmë ka 32 milion euro dhe pret vetëm që të bëhet transferimi në mënyrë që Paul Singer të zëvendësojë Li në drejtimin e Milan-it. Yonghong ka, në këtë pikë, pak ditë kohë për të rimbursuar dhe evituar humbjen e kontrollit të klubit.

Në kuadrin që, sidoqoftë, mund të ndryshojë në rast të përcaktimit të anëtarit të ri të kërkuar këto javë nga presidenca kineze: emri që është përfolur është ai i Thomas Ricketts, pronar i Chicago Cubs (Mlb), i cili duket se është më përpara në lidhje me “Mister X” i prezantuar nga këshilltari Goldman Sachs.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Frank Lampard mbërrin te Chelsea, ja kur do të zyrtarizohet

Delo.autor

YLLI NJË HAP LARG MILANIT/ Mbyllet me sukses takimi për pasardhësin e Higuainit

Delo.autor

‘Bomba’ e trajnerit të Totenhamit: Drejtuesit e Juventusit vunë nën presion gjyqtarët

Q.Autor

Leave a Comment