Futboll La Liga Sport

Kjo do të ishte “BOMBA” e kësaj vere/ Barcelona interesohet për MISTER “120 milionëshin”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, shpreson ta ketë Paul Pogba si zëvendësim për Andres Iniesta, thotë “Don Balon”. Sidoqoftë, situata e francezit është disi e komplikuar nga çmimi i kërkuar prej Manchester United, i cili ka të ngjarë të jetë së paku 120 milionë euro, aq sa ka paguar te Juventusi dy vjet më parë.

Nëse Pogba duket të jetë i paarritshëm, Miralem Pjanic nga Juventusi dhe Christian Eriksen i Tottenhamit janë alternativa të mundshme. E vërteta është se trajneri Ernesto Valverde është shumë i joshur nga karakteristikat e një lojtari si Paul Pogba, i cili ka jetuar gjithnjë e më pak i qetë me José Mourinho në radhët e Manchester United.

Trajneri i Barcelonës e do “ekranin fizik” të francezit, aftësinë e tij për t’u bashkuar me sulmin në mënyrë efektive dhe cilësitë e tij teknike me topin. Prandaj, nuk është e pazakontë që ai të jetë në krye të listës së tij të preferencave, edhe pse perspektivat nuk janë tamam pozitive.

Related posts

RICOLI BËHET “ALEAT” ME LAZION/ Inzaghi: Të kualifikohemi njëherë në Champions dhe pastaj të…

Delo.autor

“KA KUFIJ QË NUK DUHEN KAPËRCYER”/ Hënes e ka me Barcelonën: Bëjnë rrush e kumbulla paratë e bankave

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ “Bardheblutë” përfitojnë një penallti me VAR, Limaj nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment