Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Start i mbarë i mesfushorit Qose, shënon golin e parë të kampionatit çek (VIDEO)

Kampionati çek i futbollit ka startuar sot me një gol shqiptar. Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Kristi Qose, ka shkruar emrin e tij si golashënuesi i parë i këtij edicioni, duke tundur rrjetën në barazimin e skuadrës së tij, Karvina.

Ekipi i tij luante ndeshjen e parë të kampionatit në transfertë ndaj Pordubice, por ia doli të gjente shpejt rrugën e rrjetës falë mesfushorit t shqiptar, që në minutën e 6 të duelit. Karvina fitoi një penallti dhe për ta ekzekutuar atë shkoi si zakonisht Qose, i cili është një ekspert i gjuajtjeve të tilla.

Ai realizoi me qetësi duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij e njëkohësisht duke shkruar emrin si golashënuesi i parë i këtij edicioni në kampionatin e Republikës Çeke. Për fat të keq, skuadra e mesfushorit shqiptar nuk arriti të administronte avantazhin dhe sfida e sotme u mbyll me barazimin 2-2.

Qose ka qenë rregullisht pjesë e përfaqësueses shqiptare në edicionin e parë nën drejtimin e Edi Rejas. Por që me ndeshjen kundër Francës, ku ai u aktivizua në pjesën e parë, mesfushori nuk ka qenë më protagonist me fanellën kuqezi edhe pse ka luajtur rregullisht me skuadrën e tij në kampionatin çek.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Ronaldo flet për trajnerin e ri: Solskjaer është një …

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Mbyllet mbledhja, Premier League vendos për kampionatit. Ja çfarë do të ndodhë

Delo.autor

RONALDO MUND TË LARGOHET NGA JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” marrin ofertën e parë nga skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment