Futboll Premier League Sport

BOMBA E DITËS/ Tottenham sfidon superfuqitë e futbollit për “YLLIN” portugez

Cristiano Ronaldo në ndeshje kundër Tottenhamit, Champions League 2017/2018. Cristiano Ronaldo krijon vazhdimisht dilema dhe njëra prej tyre është qëndrimi apo largimi nga Santiago Bernabeu. Në momentin që ai po shkëlqen në moshën 33-vjeçare në Kupën e Botës në Rusi, nga Spanja vijne lajme të befasishme .

Tottenham Hotspur ka dhënë ftesën për transferimin e yllit portugez në Londër. E përditshmja sportive spanjolle “Don Balon” pohon se “Spurs”-at synojnë titullin kampion të Premier League-ës dhe një një futbollist me kapacitet dhe arsenal trofesh e golash do t’i entuziazmonte shumë klubin londinez që dëshiron të thyejë supermacinë e Manchester Cityt.

Por portugezi do të vendosë për fatin e tij vetëm pas mbylljes së turneut të Kupës së Botës dhe ka rreshtuar pas vetes gjigandët e Bayern Munich, PSG dhe Manchester United. Me këta të fundit ai ka një afeksion të veçantë pasi aty nisi ngjitjen te suksesit dhe prestigjit si njëri prej më të mirëve të historisë.

 

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një SUPER ASIST nga Sterling, Foden ndëshkon Olimpiacos (VIDEO)

Delo.autor

Ramos thyen rekord negativ, lojtari më i ndëshkuar në histori të La Ligas

Q.Autor

Votuesit egjiptianë përpiqen të zgjedhin Mohamed Salah për president!

Sadik.Autor

Leave a Comment