Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKURTAJ KUNDËR REKIF HALILIT/ Futbollisti: I kam refuzuar me kohë, Vllaznia më ofroi…

“Personalisht kurrë nuk i jam vetofruar Tiranës. Përkundrazi, ofertat e vazhdueshme nga ana e tyre nuk kanë qenë në ‘peshën’ time reale. Faleminderit!”. Kështu shkruante dje në rrjetet sociale ish-sulmuesi i Kukësit dhe Luftëtarit në kampionatin shqiptar, Vasil Shkurtaj.

Ky reagim ishte pikërisht për presidentin e Tiranës, Refik Halili, i cili dy ditë më parë, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në televizionin “News 24”, tregoi arsyet pse bardheblutë nuk arritën të firmosnin me autorin e 22 golave në kampionatin e kaluar. Pas deklaratës së Halilit, i cili dyshonte se Shkurtaj ishte mbipeshë, “Panorama Sport” kontaktoi vetë sulmuesin.

Ky i fundit tregoi atë që sipas tij është e vërteta e vetme e historisë së ofertave nga klubet shqiptare. “Po, mund t’u konfirmoj se Tirana më kërkoi me ngulm dhe për respekt e dëgjova ofertën e tyre, edhe pse do të largohesha në Kinë. Por, Vllaznia më bëri një super ofertë, shumë më të lartë se ajo e Tiranës. Klubi bardheblu ofronte një rrogë më të ulët edhe se ajo që kisha te Kukësi. Kjo është e vërteta e vetme me Tiranën dhe në këtë histori mund të pyesni dy emra: Tefik Osmani dhe Arbi Laçi”, ka thënë ndër të tjera Shkurtaj ekskluzivisht për gazetën.

Aktualisht lojtari është në pritje të vizës për të nisur aventurën me klubin kinez, Jiangxi Liansheng, që militon në Ligën e Dytë të vendit aziatik.

Related posts

“ZGJOHET” HARRY KANE/ Kapiteni i bindur për të braktisur Tottenham, buzëqesh Bayern Munich

F.autor

“THËRRIT MAMANË, SHKONI TË BËNI RITUALET TUAJA VUDU TË MU**T…”/ Çfarë ndodhi në sherrin e bujshëm që “pushtoi” botën

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Vetëm hotel e stërvitje pas 3 ditësh karantinë, kombëtarja e parë rrëfen izolimin

Delo.autor

Leave a Comment