Futboll Sport

Miroslav Klose “karikon” Gjermaninë: “Ne luajmë më mirë nën presion”

Legjenda e Gjermanisë, Miroslav Klose, beson në shanset e kombit të tij për të kapërcyer Suedinë, të shtunën, duke deklaruar besimin personal se skuadra e drejtuar nga Joachim Low bën më mirë nën presion.

Kampionët e botës në fuqi pësuan humbje në ndeshjen e tyre të hapjes së këtij Botërori, kundër Meksikës, dhe rrezikojnë të bëhen kampionët e tretë botërorë radhazi, që eliminohen qysh në fazat e grupeve. Ky rrezik bëhet serioz nëse rezultati i sfidës së të shtunës shkon kundër tyre.

Fitorja e Suedisë kundër Gjermanisë, e shoqëruar nga një triumf i Meksikës ndaj Koresë së Jugut, më parë, gjatë ditës, do ta dërgonte “Die Mannschaft” me një fluturim të hershëm në Berlin.

Humbja ndaj Meksikës shkaktoi shumë kritika ndaj kombëtares gjermane, por Klose, golashënuesi kryesor në Kupën e Botës, me 16 gola, është optimist: “Ne luajmë ndeshje më të mira nën presion. Prandaj, sa i përket të shtunës, unë jam shumë optimist”, – tha ai për “TZ”.

Klose, gjithashtu, nuk është i interesuar të gjejë justifikime për shfaqjen kundër Meksikës, pasi shtoi: “Bari është shumë i lartë, gjyqtari është i keq, dielli është shumë i fortë… Nuk më pëlqejnë kësi justifikimesh. Unë kam parë dhe shkuar gjithmonë përpara, duke përpjekur t’i nxis edhe të tjerët. Kemi lojtarë me potencial, që kurrsesi nuk mund të dorëzohen. Ne kemi karakterin e duhur, që duhet të dalë në pah qysh në ndeshjen ndaj Suedisë”.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, shikoni si Sanches tremb Gjermaninë me një goditje të frikshme (VIDEO)

Delo.autor

VRAU VETEN 20-VJEÇ/ Ish-talenti i Milanit la letër dhe shpjegoi arsyet e dhimbshme. Thirrje ndaj shoqërisë

Delo.autor

Moto GP teste sezonale në Barcelonë, dominon Vinales me Yamaha

Sadik.Autor

Leave a Comment