Foto e Dites Futboll Sport

“Shqiponjat” fluturojnë edhe në Rusi (FOTO)

Zvicra arriti të mposhtë Serbinë me përmbysje në ndeshjen e dytë të grupit E dhe t’i bashkohet Brazilit në krye të renditjes, në kuotën e 4 pikëve. Skuadra ballkanase e nisi mjaft mirë takimin, duke shënuar gol që në minutën e tretë, me anë të sulmuesit Mitroviç dhe duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Gjithsesi helvetët reaguan në 45-minutëshin e dytë dhe protagonistë u bënë dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Fillimisht mesfushori që luan për Arsenalin, shënoi një supergol, me një goditje fantastike nga distanca dhe më pas, në minutën e fundit ishte Xherdan Shaqiri, që pas një sprinti të jashtëzakonshëm, mposhti për herë të dytë portierin e Serbisë dhe i dha fitoren Zvicrës.

Që të dy futbollistët nxehën edhe më shumë ambientin në stadium, pasi festuan gjatë duke bërë shqiponjën, që u ngrit të fluturojë edhe në Rusi.

 

Related posts

Balotelli refuzon 30 mln euro nga Kina, shumë ekipe të mëdha e presin sulmuesin

Isa.Autor

I KUNDËRPËRGJIGJET FRANK LAMPARD/ Klopp: Duhet të mësojë diçka… (VIDEO)

Delo.autor

HUMBËN SFIDËN NË FRYMËN E FUNDIT/ Shikoni gjestin e mrekullueshëm të lojtarit të Cagliari-t për kundërshtarin e tij (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment