Futboll Sport

Dy “shqiponja” përmbysin Serbinë…(VIDEO)

Kosova 2 – Serbia 1. E thënë ndryshe: mbyllet 2-1 sfida e vlefshme për Grupin D të Kupës së Botës 2018, mes Serbisë dhe Zvicrës në “Kaliningrad Stadium”, ku dy golat u shënuan nga lojtarët me gjak shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Serbia pati fillimin e ëndërruar kur pas vetëm katër minutash lojë, Aleksandar Mitrovic, shënoi një gol të bukur me kokë. Qendërsulmuesi shleu gabimet e bëra në ndeshjen e parë ndaj Kosta Rika dhe mposhti portieri Sommer me një goditje të saktë, që vlen golin e tij numër 15-të në 18-të ndeshjet e fundit me Serbinë.

Pjesa e parë u luajt më mirë nga ana e serbëve, por Zvicra e barazoi lojën në pjesën e dytë duke barazuar edhe rezultatin në minutën e 52-të me anë të Granit Xhaka.

Futbollisti kosovar i Arsenal tundi rrjetën me një goditje nga rreth 25 metra, që nuk i dha mundësi reagimi portieri kundërshtar, duke realizuar atë që mund të konsiderohet edhe një nga golat më të bukur të këtij kampionati botëror.

Në minutën e fundit, një tjetër kosovar fundosi serbët. Xherdan Shaqiri shënoi gjatë një kundërsulmi duke i dhënë Zvicrës fitoren 2-1, e cila i afron me raundin e ardhshëm të “Rusi 2018”.

 

https://twitter.com/WorldCupStats18/status/1010225883645382657

 

Related posts

Real Madrid heq dorë nga De Gea, por kërkon dy “yje” të tjerë nga Manchester United

Sadik.Autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ Mbyllet pjesa e parë. Udhëheqin “Blutë e Londrës”

F.autor

NDIZET ALARMI TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ Kombëtaret masakrojnë Liverpool, Klopp pa 9 lojtarë ndaj Leicester

Delo.autor

Leave a Comment