Futboll Sport

Humbja e Argjentinës, njoftimi i të zhdukurit: “Do të vras veten!”

Një familje në Kottayam, në krahinën e Kerala, në Indi po përjeton një makth të vërtetë. Kur këtë mëngjes prindërit e Alex Binu, një tregtar 30-vjeçar me pasionin për Messi dhe Argjentinën, shkuan të kërkojnë të birin, fatkeqësisht nuk gjetën tjetër veçse një letër të hidhur. Në brendësi të së cilës, djali ka shprehur dëshirën e tij për tu vetëvrarë, për shkak të humbjes së përfaqësueses së Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Kroacisë.

Një zgjedhje drastike, pa asnjë llogjikë ajo e Alex Binu. Ai nuk kishte fshehur kurrë pasionin e tij për Messi dhe Argjentinën, madje, pikërisht ditën përpara ndeshjes me Kroacinë kishte blerë uniformën zyrtare të pesonalizuar me emrin e Leo Messit dhe numrin 10 të idhullit të tij, të cilin sikurse tregon një i afërm, e mbante edhe në sfodnin e telefonit.

Menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e të riut, madje edhe përmes lumit Meenachil, një burim ujor që rrjedh vetëm pak hapa përpara shtëpisë së tij.Kërkimet e forcave të rendit vijojnë, por shpresat e familjarëve janë që djali i tyre të kthehet shpejt në shtëpi, i penduar për aktin e çmendur të menduar prej tij për një ndeshje futbolli. Familjarët nuk mund dhe nuk duan të mendojnë se ajo humbje e Argjentinës mund të shndërrohet në motivin e vetëvrasjes së djalit të tyre.

Related posts

PAS TRIUMFIT NË “EL CLASICO”/ Ancelotti: Vuajtëm sot, objektivi është të punojmë më shumë së bashku

Delo.autor

MILANI I ÇMENDUR/ Kuqezinjtë shumë PRANË mesfushorit të PSG 

Isa.Autor

LAZIO I AFROHET JUVENTUSIT/ Kryeqytetasit mundin Interin dhe i marrin vendin e dytë

F.autor

Leave a Comment