Futboll Premier League Sport

E bujshme/ Liverpool ofron 180 milionë euro për “Messin” e Real Madridit

Edhe pse ardhja e Julen Lopetegui në stolin e Real Madridit për të zëvendësuar të dorëhequrin Zinedine Zidane, disa prej lojtarëve të bardhë, të cilët nuk ishin absolutisht thelbësor në skemat e trajnerit francez, mbeten në qendër të vëmendjes së tregut të transferimeve të kësaj vere.

Njëri prej tyre është Marco Asensio, i cili në parim ka besimin e plotë të ish-trajnerit të Spanjës, tashmë në drejtimin e “Los Blancos”, siç dëshmohet nga përfshirja e tij në listën e 23 lojtarëve për Kupën e Botës në Rusi.

Asensio, sezonin e kaluar ishte i përfshirë në 53 ndeshje zyrtare nga 62 të tilla në total, që zhvilloi Real Madridi, duke regjistruar 2.857 minuta. Ky minutazh e bën atë lojtarin e 13-të më të përdorur nga “Zizou”, si në Spanjë dhe në Europë.

Por, siç ka mësuar “Mundo Deportivo”, një klub i rëndësishëm ka dërguar tashmë një ofertë zyrtare dhe të fortë për shërbimet e tij. Kjo ofertë ka mbërritur në “Bernabeu”. Ajo vjen nga anglezët e Liverpool, rivalët e të bardhëve në finalen e Ligës së Kampionëve, në Kiev, edicionin e fundit.

Jurgen Klopp ia njeh vlerat dhe e pëlqen shumë futbollistin e ri e të talentuar të Real Madridit dhe është i gatshëm të bëjë “çmenduri financiare” për të siguruar nënshkrimin e tij. Shifra është e fortë dhe stratosferike: 180 milionë euro. Real Madridi e ka ofertën në tavolinë dhe do ta studiojë atë, edhe nëse, në parim, do ta hedhë poshtë atë.

Asensio, me një kontratë në fuqi deri në qershor 2023, ka një klauzolë shumë më të lartë se oferta e klubit nga “Anfield”. Bëhet fjalë për 700 milionë euro, sipas kontratës së fundit të nënshkruar me Real Madridin në shtatorin e kaluar. Trajneri Lopetegui i di vlerat e Marco Asensio dhe vështirë se do të japë “OK” për largimin e tij. Megjithatë, Liverpool nuk heq dorë nga ëndrra e tij dhe oferta është e fortë. Shumë e fortë, tani për tani, duke vënë 180 milionë euro në tavolinë.

Related posts

DREJT TITULLIT TË 8 RADHAZI NË SERIE A/ Allegri rikuperon 3 lojtarë ndaj Milanit, ja emrat

Delo.autor

NGA VIRUSI TEK FUTBOLLI/ Shikoni koreografinë drithëruese të Zenitit (VIDEO)

Delo.autor

EFEKTI RONALDO/ Alex Sandro vendos të QËNDROJË tek Juventusi prej portugezit

Isa.Autor

Leave a Comment