Futboll Premier League

Mashtroi me taksat, arrestohet ylli i Premier League

Ylli i Brighton, Glenn Murray dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar në lidhje me akuzën për mashtrim me taksat në shumën £1.1 milionë. HMRC raportohet të jetë duke hetuar mbi sulmuesin veteran dhe të shoqen e tij Stacey dhe dje kanë zbarkuar duke kontrolluar imtësisht shtëpinë e çiftit, me vlerë £1.1milionë, në Sussex. Hetimi lidhet me dyshimet për evazion fiskal të çiftit. Shtëpia me 5 dhoma gjumi u kontrollua nga oficerët e HMRC, të cilët kanë sekuestruar në cilësinë e provës disa pajisje, mes të cilave edhe kompjutera.

 Murray was arrested along with his wife Stacey

“Një çfit bashkëshortësh janë arrestuar si pjesë e një hetimi të udhëhequr nga taskforca dhe dogana, për një mashtrim me vlerë £1.1 million. Oficerët arrestuan të dy në një pronë rezidenciale në zonën e Brighton gjatë mëngjesit të djeshëm. Të dy u arrestuan për të njëjtat dyshime mbi evazion të taksave dhe mashtrim në deklarimin e të ardhurave. Prona u kontrollua nga hetuesit, ku u sekuestruan kompjutera, biznese dhe të dhëna personale. Çifti u pyet dhe tashmë janë lëtë të lirë me kusht, ndërkohë që hetimi vijon”, deklaroi zëdhënësi për shtyp i zyrës së tatim taksave.

 Murray was arrested at his home in Sussex

Related posts

PLAS TEK TOTTENHAM/ Pochettino pozicionohet KUNDËR futbollistit të tij për…

Isa.Autor

Arrihet marrëveshja mes klubeve, futbollisti italian plotëson dëshirën

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ Tifozët e Tiranës pushtojnë fushën dhe KACAFYTEN ME LOJTARËT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment