Futboll Premier League

Mourinho i kërkon falje Mkhitaryanit

Mourinho i ka rënë pishman që e largoi Mkhitaryanin nga loja dhe i ka kërkuar falje për veprimin që bëri.
Henrikh Mkhitaryan startoi në FA Cup kundër Derby County, ku Manchester United fitoi 2:0 me golat në minutat 84’ dhe 90’ nga Lingard e Lukaku.

Mkhi luajti vetëm 45 minuta, pasi nuk doli fare në fushë në pjesën e dytë, duke u zëvendësuar nga Romelu Lukaku.

Jose Mourinho tani thotë se gaboi për atë që i bëri armenit, e ardhmja e të cilit çdo ditë e më shumë është larg Manchester Unitedit.

“Nuk më pëlqeu ajo që bëra. Ai nuk e meritoi atë, Mkhi po luante mirë, nuk po luante keq”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Related posts

NIS MBARË KAMPIONATIN/ Mesfushori i Kombëtares dhuron spektakël, protagonist absolut me 2 asiste (VIDEO)

Delo.autor

IMPAKT I JASHTËZAKONSHËM/ Vetëm 3 minuta në lojë, Diogo Jota ndëshkon me kokë Arsenal-in (VIDEO)

Delo.autor

HEROI Bale/ “Do festoj dhe më pas do të mendoj të ardhmen time”

Sadik.Autor

Leave a Comment