Futboll Premier League

Harry Kane joshet nga paga vjetore që i ofron Reali

12 milionë euro në sezon, kjo është paga që Reali i ka ofruar Harry Kanet.
Është mbushur kupa, Karim Benzema po luan sezonin e fundit me fanellën e Real Madridit.

“Los Blancos” janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit francez që gjendet në “Santiago Bernabeu” që nga viti 2009.

Harry Kane i Tottenhamit është kandidati kryesor për ta veshur fanellën e bardhë nga sezoni 2018/19.

Sipas “Diario Gol”, Reali tashmë e ka njoftuar lojtarin për pagën vjetore që do ta ketë në Spanjë, në rast transferimi në verë.

Besohet se Reali do t’i ofrojë 12 milionë euro në sezon sulmuesit anglez, që la prapa Cristiano Ronaldon, Lionel Messin dhe Robert Lewandowskin për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në vitin kalendarik 2017.

Related posts

ÇMENDURIA E MUÇIT NË TURQI/ Me Beshiktashin nuk është rastësi, shënon gola sa Asensio, Sane dhe Osimhen

F.autor

HOLANDA PUBLIKON LISTËN E LOJTARËVE/ De Boer i habit të gjithë: Më mirë të dalim të dytët në grup sepse…

Delo.autor

TIRANËS NUK I PËLQEN FUSHA E KAMZËS/ Kryendeshja me Teutën spostohet në qytetin liqenor

Delo.autor

Leave a Comment