Futboll Sport

Liverpool insiston për Thomas Strakoshën

Liverpool vazhdon të ndjekë portierin e Lazio-s Thomas Strakosha me një ofertë që raportohet të jetë rreth 30 mln euro plus bonuse.

Sipas Daily Mirror, skuadra e Premier League është e bindur se ai është objektivi kryesor i tyre.

23-vjeçari është një lojtar i përfaqësueses shqiptare dhe sezonin e kaluar ka qenë titullar në Stadio Olimpico.

Raportohet se propozimi aktualisht është 30 mln euro, por me disa bonuse mund të shkojë në 35 mln euro.

Strakosha ka një kontratë deri më 2022 dhe ka dalë nga akademia e Lazio-s, pasi u ble për 75,000 euro nga Panionios.

Related posts

Odise Roshi kapiteni/ Një emocion i veçant, më pëlqen konkurrenca në skuadër

Sadik.Autor

Voller mbi deklaratën e Ozil: Më shumë se gjysma ishte budallallëk

Isa.Autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Sfidë me shumë frikë, luhet edhe një “copëz” titulli në Shkodër

Delo.autor

Leave a Comment