Futboll Sport

Dalipi tregohet realist, trajneri flet për Evropën

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, foli pas barazimit shokues me Lushnjen. Numri një i stolit të “demave” është mjaft i mërzitur pas takimit me Lushnjen. Tekniku elbasanas gjeti justifikim dhe te gjyqtari Ziri dhe rasteve të diskutuar. 42-vjeçari mendon se skuadra u ndikua dhe nga gjykimi.
Humbja – “E kishim përgatitur takimin gjatë gjithë javës. Më vjen shumë keq pasi në pjesën e parë humbëm shumë raste shënimi. Gjatë pjesës së parë humbëm besimin dhe kjo nuk duhej të ndodhte. Nëse i japim terren kundërshtarit, atëherë ata mund të fitojnë besimin”.
Gjykimi – “Nuk na akorduan një penallti të pastër që nuk kam nevojë që ta ri shoh sërish. Për rastin e penalltisë së Lushnjes, dua të them se Mala nuk i ka ndërhyrë, thjesht i ngjitet dhe kërkon të mbrojë topin, pasi lojtari kundërshtar nuk ka mundësi goditje. Kjo penallti ishte mëse e evitueshme pasi vinte pas një penallti të padhenë. Lojtarët nuk morën atë që dhuruan në fushën e lojës. Këto janë ndeshje shumë delikate dhe duhet të japim më të mirën tonë. Futa në fushën e lojës 3 lojtarë që i dhanë freski ekipit tonë. Me këtë rezultat në ditën e sotme zvogëlohen shanset për Europën, por ne do të provojmë gjithçka në takimet e mbetura”.
Sulmi – “Prisja më tepër nga treshja sulmuese që aktivizova nga minuta e parë. Çani është i fortë fizikisht dhe mund të shfrytëzoja aftësitë e tij përpara portës. Dita e sotme nuk ishte e tij dhe këtë nuk po e them për ta mbrojtur. Nëse nuk shënon, atëherë gjithmonë do të pësosh”.
Loja – “Kam thënë më parë që na priste një ndeshje shumë i vështirë. Ky ishte një takim që kërkonte një mobilizim të madh. Kemi shpërdoruar disa raste të mira në pjesën e parë dhe lojtarët duhet të marrin më tepër nga vetja e tyre për ekipin. Ne kemi bërë një pakt me klubin që duhet të luajmë futbollin në fushë dhe nuk dua të polemizoj për penalltin me anësorin, pavarësisht se më dhemb zemra për një situatë të tillë. Kemi akoma edhe 5 ndeshje të mbetura dhe do të tentojmë t’i rikuperojmë këto pikë të humbura”, – u shpreh Dalipi.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Sërish “Football Leaks”, sa shpenzuan klubet angleze për transferimin e yjeve

Sadik.Autor

“DO ISHA BËRË SHITËS 6 VITE MË PARË”/ Historia e portierit të Chelsea-t: Gjithçka ndryshoi kur…

Delo.autor

PANUCCI E KA HARRUAR/ BOMBERI KAVAJAS vazhdon të gjejë GOLIN në TURQI

Isa.Autor

Leave a Comment