Futboll La Liga Sport

Bomba e merkatos: Skuadra kineze ofron 100 mln për Barçën, 150 për sulmuesin katalanas

Një bombë e merkaton ka ardhur nga Spanja. Sipas “Don Balon”, Luis Suarez është gati t’i thotë lamtumirë Barcelona-s. Një zgjedhje kjo që mund të ketë një efekt domino në merkaton. Edhe pse e ardhmja e sulmuesit do të ishte në Kinë, ku do të bëhej më i paguari në botë.

Heberi Fortune, skuadra e Mascherano, mësohet të jetë gati të paguajë rreth 100 milionë euro për të siguruar Suarez, i cili do të përfitonte edhe një rrogë marramendëse. Barcelona e ka marrë në konsideratë ofertën, sepse mendon se uruguaiani ka kaluar kulmin dhe është drejt rënies. Atëherë do të ishte më mirë të shitej larg Europës, veçanërisht nëse ky supozim i katalanasve do të ishte i gabuar.

Suarez, nga ana e tij, do të fitonte 150 milionë euro në tre vite. Një shifër që do të linte në hije rrogën e Neymar dhe do ta bënte atë më të paguarin në botë. Për momentin, Suarez është i përqendruar tek Uruguai i tij dhe te Botërori. Por, me shifra të tilla në lojë, do të jetë e pamundur që të mos tundohet…

Related posts

Liverpuli “nën shënjestër”, një tjetër yll i ekipit drejt largimit

Sadik.Autor

SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Shkodranët dyfishojnë shifrat, braziliani Da Silva dhuron spektakël (VIDEO)

Delo.autor

SËRF, GOLF, MUSKUJ BARKU DHE…”/ Është 48-vjeç, kështu e ruan formën e shkëlqyer legjenda Figo

Delo.autor

Leave a Comment